Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje vijon përfshirjen në fushatën elektorale në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm ai ishte në Gjirokastër në mbështetje të kandidatit për deputet të VV në këtë qark, Kreshnik Merxhani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se Albin Kurti vendosi kurora me lule në shtatoren e Çerçiz Topullit.

Kujtojmë se dje Kurti prezantoi kandidatin e Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, ndërsa theksoi se kjo lëvizje ka synim sigurimin e votave të shqiptarëve të pakënaqur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: