TIRANE- Personi që shihni në foto është Ndoc Tota, 75-vjeçari i cili në 3 maj vrau me levë në kokë nusen e djalit të tij. Krim makabër ky që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi në fshatin Zheje të Kurbinit.

‘BalkanWeb’ ka siguruar një foto të të moshuarit në sallën e gjyqit, ndërsa ndaj tij u caktua masa e sigurisë ‘Arrest me burg’. Gjatë dëshmisë së tij para trupës gjykuese, Tota shprehu pendesë të thellë për vrasjen e Vera Totës, nëna e dy nipërve të tij. “Jam i penduar për gjithçka ka ndodhur. Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë të mira që në fillim”, mësohet të jetë shprehur i moshuari, shkruan ‘BalkanWeb’.

Ndërkohë, sipas organit të akuzës, debati mes nuses dhe vjehrrit, që i mori jetën 41-vjeçares kishte nisur në orët e para të mëngjesit, për kafen. Kjo me pretendimin se nusja e djalit kishte refuzuar që t’i bënte kafen, vjehrri shkoi deri në marrëzi sa e goditi atë në ambientet e jashtme të banesës me levë në kokë. Po ashtu, thuhet se gruaja kishte gjetur vdekjen në vendngjarje, ndërsa ishin fqinjët ata që e kishin gjetur trupin e pajetë të viktimës në oborr. ‘BalkanWeb’ mëson ndër të tjera se viktima punonte sanitare në shkollën e fshatit, ndërsa ishte nënë e dy fëmijëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: