Kryetarja e LSI si rrallë herë ky mengjes Ditë Vereje e ka kapur ne shtëpi duke hekurosur rrobat.

Kryemadhi ka një mesazh për të gjithë qytetatët ku kujton se për shkak të situatës të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare.

 

 

Inbound106534328
Inbound106534328

STATUSI I MONIKA KRYEMADHIT

Ditën e verës e festojmë ndryshe këtë vit. Një përshëndetje për të gjitha gratë, nënat, gjyshet, që i janë dedikuar me orare të zgjatura gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtëpi, higjienës dhe mirëqenies së përgjithshme të familjes.

Gjendja e krijuar prej ndryshimit të rrjedhës normale të jetës ka krijuar ndjenja pasigurie, por ndërsa marrim masat e duhura dhe lutemi për më të mirën, le të ndalojmë për të vlerësuar ngrohtësinë familjare dhe mundësinë për të kaluar sa më shumë kohë pranë.

Të kujdesemi për familjen, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkë do t'ja dalim. ?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb