TIRANA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga ish- deputetet Erisa Xhixho dhe Klajda Gjosha kanë zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e njësisë nr.7 në Tiranë.

Kryemadhi ka thënë se në qendër të programit të LSI është fuqizimi ekonomik i vajzave dhe grave nëpërmjet mundësive për punësim, trajnim, mbështetje në sipërmarrje.

Ajo shton se keqqeverisja ka prekur thellë gratë dhe familjet e tyre prandaj zëri i tyre do të përkthehet në udhërrëfyesin e programit të LSI.

 

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Së bashku me Klajdën dhe Erisën zhvilluam një takim me gra dhe vajza në njësinë administrative nr.7 në Tiranë, të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim, për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre në këto kohë të vështira, si dhe për të shpalosur alternativën e LSI në mbështetje të gruas shqiptare.

 

Gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit, dhunës, pamundësisë për të arsimuar fëmijët dhe për të patur një shëndetësi që i shërben familjes së tyre!

 

LSI ka në qendër të programit të saj fuqizimin ekonomik të gruas nëpërmjet krijimit të mundësive të punësimit, trajnimit profesional, mbështetjes së grave në sipërmarrje.

 

Problemet tuaja përkthehen në programin tonë! Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb