Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur në seli në një takim ambasadorin zvicerian Adrian Maitre.

Kryemadhi thekson se e ka vlerësuar mbështetjen e Zvicrën, veçanërisht për sistemin shëndetësor shqiptar dhe pushtetin vendor me investime të drejtpërdrejta që preken nga qytetarët.

Ajo shton se me ambasadorin diskutuan edhe për Strategjinë e Bashkëpunimi 2022- 2025 mes dy vendeve, rritjen e cilësisë së arsimit shqiptar, nxitjen e punësimit dhe mbështetjen e të rinjve dhe grave në sipërmarrje dhe angazhim publike.

 

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Kisha kënaqësinë të prisja sot në takim ambasadorin Maître, me të cilin ndamë pikëpamje mbi zhvillimet aktuale dhe ide mbi Strategjinë e Bashkëpunimit Zvicër – Shqipëri 2022-2025, me fokus te rritja e cilësisë së arsimit shqiptar, nxitja e punësimit në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, si dhe mbështetja e të rinjve dhe grave në sipërmarrje dhe angazhim publik për drejtimin e vendit.

Vlerësova mbështetjen e pakursyer dhe të sinqertë për sistemin shëndetësor shqiptar dhe pushtetin vendor, me investime të drejtëpërdrejta dhe të prekshme nga qytetarët! ?? ???

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb