ERSEKË
Vizita e shefit të qeverisë në qytetin e Ersekës nuk ka kaluar pa marrë komente nga kundërshtarët politikë. Ish-kryeministri, Sali Berisha ka ironizuar me anë të një statusi në “Facebook” me vizitën e Ramës në Ersekë, pasi sipas tij, qytetarët nuk e pritën mirë dhe i “varën teneqen”.
Ai ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili e informon ish-kryeministrin se Edi Rama takoi disa militantë të tërbuar të cilët janë punonjës në administratë.
“Ne Erseke Edvinit i varin teneqen!Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital! sbShikoje si e presin ne Erseke kallam deshtakun 30 militante te terbuar punojes administrate. Ktu ben gati xhirimet propaganduse te ujsjellsit”, shruan ai.
(n.m/BalkanWeb)