Prej disa muajsh pranë redaksisë së Gazetës “Panorama” janë paraqitur disa të rinj të cilët janë mashtruar nga personi në fotografi.

Fatjon Latifi, personi që shihni në foto prezantohet si përfaqësues i disa kompanive të njohura në Shqipëri, mes tyre dhe i Gazetës Panorama. Latifi ka mashtruar studentet dhe të rinjtë, duke i premtuar vende pune në këmbim të parave.

Nga personat që janë paraqitur pranë redaksisë, kanë pohuar se kanë paguar nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja në këmbim të vendeve të punës si redaktor apo gazetar.

Latifi Ok
Latifi Ok

Deri më tani stafi i gazetës i ka adresuar qytetarët e mashtruar drejt organeve të policisë, por duke qenë se ky individ vazhdon të mashtrojë dhe të dëmtojë imazhin tonë, Gazeta Panorama po e denoncon atë publikisht.

Gazeta Panorama distancohet nga ky individ, i cili nuk ka punuar kurrë në mediat tona dhe nuk ka lidhje fare me emrin tonë.

Latifi 2
Latifi 2

Me këtë rast i bëjmë thirrje urgjente, Policisë së Shtetit të nisë hetime të menjëhershme ndaj këtij individi.

“Panorama” ka rregullat e saj strikte profesionale të rekrutimit të stafit dhe jo rastësisht është një nga kompanitë më të suksesshme në media.

Latifi
Latifi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: