Në më shumë se një herë gjatë kësaj periudhe, Roma ka shpërfillur çdo ofertë të ardhur për Marash Kumbullën. Ylli kuqezi shihet si një opsion për çdo skuadër që kërkon një qendërmbrojtës, në skenë kanë dalë edhe emra të mëdhenj si Inter, por për momentin, Torino është skuadra më e interesuar.

Trajneri Ivan Juric vijon të besojë se mund të bashkohet sërish me pinjollin e tij, vijon të shtyjë drejtuesit e Torinos të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e ish lojtarit të tij.

Tuttosport
Tuttosport

“TuttoSport” i ka kushtuar të ardhmes së Kumbullës faqen e parë, me Torinon që pritet të formulojë një tjetër ofertë për mbrojtësin e Romës. Në Torino, Kumbulla shihet si zëvendësuesi ideal i Bremer. Jo vetëm e përditshmja torineze, edhe “Corriere dello Sport” bashkohet në këtë pikë, Torino do të insistojë deri në fund për të siguruar shërbimet e futbollistit shqiptar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb