Dritë në fund të tunelit, një spirale që hapet për të parë Evropën. Në momentin më kritik të sezonit, më kritiku që pas rikthimit në Serie A, Kupa kthehet në shpëtim për Juventusin, shansi i fundit për të luajtur në Evropë, sigurisht duke shpresuar që fillimisht ta fitojnë dhe më pas UEFA të mbyll njërin sy.

“Zonja e Vjetër” bën të madhen përballë Lazio-s, zhvilluan një ndeshje thuajse perfekte duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale, aty ku do të përballen me Inter. Allegri dhe të besuarit e tij nuk rrezikuan asgjë, kjo edhe për faktin që përballë kishin një skuadër që thuajse në asnjë rast nuk u fut në zonë, tentuan kuadratin vetëm me disa gjuajtje nga distanca.

Goli i kualifikimit erdhi në minutën e 41-të, ku Bremer me kokë dërgoi topin në rrjetë. Nuk u preferua asnjë minutë nga Sarri anësori kuqezi, Elesid Hysaj:

“Ishte një ndeshje e bukur, luajtëm mirë me topin, mbi të gjitha në pjesën e parë. Gjëja më e rëndësishme ishte sjellja e ekipit. Djemtë duhet të kuptojnë që për të fituar një ndeshje nuk mjafton vetëm teknika dhe taktika, duhet edhe shpirti i duhur”, u shpreh ndër të tjera Allegri pas ndeshjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Juvja e vërtetë. Zonja në gjysmëfinale, sfidë dyshe me Inter”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Pak më shumë Allegri”, shkruan Corriere dello Sport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb