KURBIN- Natën e ndërrimit të viteve, Klejdi Gjeta, i riu që shihni në foto zgjodhi të hipë mbi tarracën e shtëpisë së tij për të parë se si festonte gjithë qyteti me fishekzjarre, pa e ditur që do ishte nata e tij e fundit në këtë botë.

Ndërsa në familjen e të riut festa u kthye në mort, policia e Kurbinit po shkon drejt zbardhjes së vdekjes së parakohshme dhe kaq absurde të një djali kaq të ri, në lagjen Sanxhak. Ata kanë arrestuar tre të rinj që kanë filmuar veten e kanë hedhur në rrjetet sociale video të momentit kur qëllonin me armë pikërisht në lagjen e Klejdit.
DJALI 1
Të rinjtë e arrestuar Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç dhe Arber Lika 18-vjeç janë kushërinj me njëri-tjetrin dhe dyshohet se lëviznin me një automjet tip “Benz” që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak.

Siç mëson “BalkanWeb”, të rinjtë dyshohet se kanë xhiruar veten në kohën që qëllonin me armë dhe videon e kanë postuar në rrjetet sociale, ndërsa automjetit ia kishin hequr targat në momentin që kanë qëlluar me armë zjarri. Policia e Kurbinit po heton nëse janë pikërisht ata, personat që mund të kenë qëlluar pa dashje të riun.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat u gjetën në bagazhin e automjetit, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.

(m.a/BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb