Gazetarja Dorjana Bezat siguron foto të administratorit të ‘’Masabi Fruits’’, Erjon Peti i cili më parë u prononcua ekskluzivisht për News24 lidhur me ngarkesën 143 kg kokainë në Durrës.

Ai tha se nuk ka lidhje me 143 kilogramët e kokainës të gjetura pikërisht në konteinerin e porositur nga ta me banane nga Ekuadori.

Pikërisht ky konteiner do zbarkonte tek firma e tyre në Ekuador, por Peti për News24 tha se është i pambrojtur ndërsa ortaku i tij, që e ka dhe djalë daje, Klajdi Xibarku po merret në pyetje nga Policia pasi u thirr për të tërhequr konteinerin.

Edhe Peti pritet së shpejti të thirret nga Policia për t’u marrë në pyetje.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb