TIRANE- Personi që shihni në foto quhet Edi Lika. “BalkanWeb” mëson se ai është shoferi i kamionit me makina, ku qëndronin edhe dy “Toyota Yaris” brenda të cilave u gjetën 3 milionë e 470 mijë euro dhe 80 franga, mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.
edi lika
(Ne foto, Edi Lika)
Siç duket edhe nga profili i tij në Facebook, Edi Lika që u raportua se kishte edhe një servis makinash më 22 qershor ka postuar në profilin e tij në Facebook foto të ngarkesës me makina të nisur nga Belgjika. Ai tregon se rruga do kalonte nga Gjermania e më pas në Itali. Por para se të mbërrinin në pikën e tregtimit, kamioni me makina u bllokua në Durrës, pasi në dy “Toyota Yaris” u gjetën 3.4 milion euro.
edi lika makinat
Për Edi Likën foli sot edhe deputeti i partisë demokratike, Ervin Salianji i cili tha se ndonëse ishte dënuar me 6 muaj burg, nuk kishte bërë asnjë ditë burg, pasi kishte mbrojtje nga policia.

SI U KAPËN PARATË E FSHEHURA NË “TOYOTA YARIS”
Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro në një automjet të vendosur në një transportues me 8 makina të tjera. Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë. Dy mjetet ishin me tek derë. Paratë janë gjetur në bagazhet e mjeteve të futura në 4 thasë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është bërë dhe analizave e parave dhe nuk janë fallco. Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma.

Makinat Toyota kishin mbërritur në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona–Durrës.

Sipas hetimeve automjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës.

Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Policia po heton dokumentacionin e makinave për të zbuluar se kush është dërguesi i tyre si dhe burimi i parave. Çështjen janë duke e ndjekur nga afër drejtuesit e policisë së Durrësit. Ndërkaq mësohet se policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e pronarit të kamionit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: