ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Në lagjen “28 Nëntori” të qytetit, afër Kryqëzimit të Luleve, në anë të rrugës një 38-vjeçar i ka vënë zjarrin vetes me benzinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë. 38-vjeçari Elton Hodo, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri”, u dërguar me ambulancë në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për një trajtim më të specializuar ai u dërgua në Tiranë, por ndërroi jetë gjatë rrugës.

“BalkanWeb” mëson se Elton Hodo kishte qenë emigrant në Greqi për disa vite, por kishte kaluar në depresion. Pasi u kthye në vendlindje, kishte kërkuar vazhdimisht pune, por nuk kishte mundur të gjente. 38-vjeçari mësohet se jetonte i vetëm, pasi familjarët e tij jetojnë në emigracion.

I gjendur në këto kushte, mesditën e sotme ai ka blerë 10 litra benzinë në një karburant, dhe më pas i vuri flakë vetes. Plagët e marra kanë qenë të konsiderueshme, dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundit të mbijetonte.

Sot ne mesdite kishte blere ne një karburant 10 l benzine dhe u vetedogj.Jetonte i vetem pasi pjesa tjetêr êshtë ne emigracion

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: