GREQI- Policia greke ka publikuar emrin dhe foton e një shqiptari të shumëkërkuar, pasi konsiderohet si koka e një grupi kriminal të trafikut të drogës në shtetin fqinj.

Sipas policisë greke, shqiptari i shpallur në kërkim është 30-vjecari Erius Tafaj, i biri i Malos dhe Suzanes, lindur me 08 gusht 1988.

Grupi kriminal i shqiptarit u godit 5 ditë më parë nga operacioni i policisë greke, ndërsa u arrestuan  3 shqiptare e 5 greke (mes të cilëve dy policë) dhe u shpall në kërkim një polic grek dhe një shqiptar, përcjell “newsbomb.gr”, raporton BalkanWeb.

Auto 249ca155 E9f0 42f7 B3a0 F1f0424ab3651539698763

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb