Të premten, Departamenti Amerikan i Shtetit do të ndajë Çmimet Ndërkombëtare për Gratë e Guximshme. Zëvendësi i sekretarit të Shtetit, John Sullivan, do të nderojë dhjetë gra nga e gjithë bota.
lirija
Në mesin e tyre është edhe Feride Rushiti, drejtore e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë.

Në vitin 2015, këtë çmim e ka fituar Arbana Xharra, kryeredaktore e atëhershme e gazetës “Zëri” në Prishtinë.

Më 2008, këtë çmim e pati fituar edhe Valdete Idrizi, aktiviste nga Kosova, për projektet që drejtonte në Mitrovicë, me synimin për të ripajtuar dhe për të sjellë paqen ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, do t’iu drejtohet të pranishmëve në ceremoninë e së premtes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb