TIRANË

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 27-vjeçarit te lagjja “5 Maji”, në Tiranë, mbrëmjen e kaluar.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se viktima ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë.

Më pas, ka ndodhur ngjarja e rëndë, ku policia ka identifikuar njërin nga autorët e krimit, që është shtetasi Marjus Dema. Gazetarja Bezat siguron për “BalkanWeb” foton e viktimës dhe të autorit të identifikuar, Marjus Dema, ndërsa thekson se ata ishin miq me njëri-tjetrin.

Mësohet se Qema është qëlluar me një plumb në gjoks dhe është dërguar në QSUT nga djemtë e tjerë, që ndodheshin aty, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të rënda.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb