Versioni Estate i “Mercedes-AMG E 63” pritet të dalë në shitje në muajin prill, pas debutimit në panairin e veturave që mbahet në Gjenevë.

“E 63 Estate” do të prezantohet në Gjenevë në fillim të muajit mars dhe në treg do të dalë me versionin “4MATIC+all-wheel-drive”. Ky model pritet të ketë edhe versionin “S”.

Mercedesi i ri do të ketë motorin 4.0-litra twin-turbo V8, që në versionin standard do të prodhojë 563 kuajfuqi, ndërsa në versionin “S” do të ketë 604 kuajfuqi.

Me motorin e ri, “E 63 Estate” do të jetë më i fuqishëm sesa paraardhësi i tij, dhe falë uljes së peshës dhe teknologjisë për deaktivizimin e cilindrave ky model do të jetë më efecient.

Modeli standard shpejtësinë maksimale 250 kmh, ndërsa versioni AMG do të ketë 290 kmh.

Çmimi dhe detajet e tjera të kësaj veture do të bëhen të ditura gjatë prezantimit në Gjenevë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: