Personi që shihni në foto është viktima e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Rrugën e Kombit.

30-vjeçari Armando Zef Gjoka (Xhaferri) ishte viktima e përplasjes fatale mes tre mjeteve. Trupi i pajetë i të riut u nxor nga mjeti nga ndërhyrja e zjarrfikëses.

  • foto galeri

“Në aksin rrugor Milot-Rreshen , në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.H.,është përplasur me mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin A.Gj.,i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb