Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra siguron për “BalkanWeb” foton e 30-vjeçarit të plagosur Igli Qani.

I riu mbeti i plagosur me plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 5 të qytetit juglindor, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur 30-vjeçari, i cili rezulton person me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve të siguruara nga grupi hetimor, mësohet se të dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugicat e kësaj lagjeje, ndërsa ndaj 30-vjeçarit fillimisht është ushtruar dhunë fizike.

  • foto galeri

30-vjeçari ka munduar të largohet nga vendi i ngjarjes për t’i shpëtuar autorit, por ky i fundit e ka ndjekur, duke e qëlluar dhe plagosur në këmbë.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje është sinjalizuar edhe policia, e cila nuk ka mundur të kapë autorin, pasi ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb