Publikohet foto e 34-vjeçarit Arlen Hasanaj, autori i arrestuar për vendosjen e sasisë së tritolit në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

I riu i cili u arrestua mbrëmjen e sotme, është administratori i një biznesi në Durrës.

Në ekstraktin e gjeneruar nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit për subjektin e Arlen Hasanajt thuhet se ai vepron në fushën e: Market, bar, kafe. Për punime të brendshme, thyerje, shembje, rikonstruksione të ndryshme, etj. Veprimtari në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore.

55acc382 79a6 4279 8cd0 843b4f6cb61b
55acc382 79a6 4279 8cd0 843b4f6cb61b

Tregti, import duke përfshirë magazinimin dhe tregtimin me shumicë dhe me pakicë të mallrave ushqimore, industriale, elektroshtëpiake, duhanit dhe cigareve, pijeve të ndryshme alkoolike ose jo, automjeteve, makinerive e pjesëve të këmbimit për to dhe të lëndëve drusore, aksesorë të ndryshëm, etj. Veprimtari në fushën e industrisë blegtorale e ushqimore, ndërtimit dhge tregtimit, etj. Veprimtari tregtare të transportit të mallrave/produkteve të ndryshme ushqimore brenda vendit edhe për persona të tretë, me qira si dhe për llogari të tij. Transport mallrash/produkte ndërkombëtare, për persona të tretë me qira si dhe për llogari të tij.

Ai banon në lagjen nr. 4 në qytetin bregdetar, pikërisht në një lagje me Dukën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb