Ky është Anton Keli, 51-vjeçari që u qëllua sot ndërsa ndodhej në automjetin e tij ‘taxi’ dhe humbi jetën në spital. Ai punonte si taksist dhe është rreth orës 17:40 të ditës së sotme është qëlluar në mjetin e tij nga autorët shumë pranë banesës.

Anton Keli
Anton Keli


Ndonëse vetë nuk figuron me precedentë penalë, viktima është i afërm i Armando Gjinit, i vrarë më 12 gusht 2019 në një atentat në qendër të Rrëshenit, në prani të gruas dhe djalit. Armando Gjini ishte pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”.

Kujtojmë se vëllait të Armando Gjinit, Preng Gjinit iu bë një atentat me eksploziv në muajin shtator, por arriti të shpëtonte. Mësohet se Anton Keli që u vra sot me armë zjarri është nip i familjes Gjini. Një nga pistat e hetimit ku është përqendruar policia është pikërisht lidhja familjare me familjen Gjini dhe hasmëria mes një familje tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb