“News 24” dhe “BalkanWeb” ka siguruar pamjet e para të makinës tip “Audi” të cilës iu derdhën pak minuta më parë dhjetëra plumba në zonën e Astirit në Tiranë.

Si pasojë e atentatit, kanë mbetur të vdekur dy persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si Eriges Mihasi, i cili njihet si person me precedent penal. Gazetarja Doriana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se të shtënat kanë dalë nga një mjet në lëvizje, e pas atentatit, mësohet se makina është larguar drejt “Ish Shqiponjës”.

Policia ndërkohë ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre.

Ndërkohë, zona duke qenë se është mjaft e populluar, ka shkaktuar radhë të gjata trafiku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb