GREQI – Fermeri shqiptar është autori i përdhunimit të vajzës së tij 16 vjeçe, që për më tepër është person me aftësi të kufizuara.

“Zougla” shkruan se të gjithë mendonin se babai shqiptar i kushtonte vëmendje të veçantë familjes së tij dhe sidomos vajzës, e cila ndjek mësimin në një shkollë speciale si fëmijë me nevoja të veçanta.

Askush nuk e kishte imagjinuar se pikërisht ky njeri përdhunonte të bijën, e cila ishte shtatzënë.

5
5

Gjithçka doli në dritë të mërkurën, kur adoleshentja u transportua me urgjencë spitalin e Amfissas me dhimbje të tmerrshme të barkut. Mjekët konstatuan se ajo sapo kishte dështuar.

Ata njoftuan policinë dhe pastaj e informuan prokurorin publik të Amfisas, i cili urdhëroi një test të ADN-së, duke marrë mostrën nga babai i të miturës dhe vëllai i saj 15-vjeçar.

Pas marrjes së kampionit për ADN e kryerjes së në laboratorin përkatës në Athinë, rezultoi se ajo ishte lënë shtatzanë nga i ati, që e përdhunonte sistematikisht.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb