Boksieri i Vllaznisë, Nelson Hysa është plagosur sot me dy plumba gjatë një atentati me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur tek ura Dervishbeg në qytetin e Shkodrës. “BalkanWeb” mëson se boksieri i ka marrë plumbat sipër legenit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku paraprakisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
15823284_1907181629505310_1337871273263123841_n
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se kanë qenë dy persona me motor që kanë qëlluar në drejtim të boksierit. Ai është qëlluar me armë sapo ka dalë nga berberi.

Ndërkohë “BalkanWeb” mëson se boksieri i peshave të rënda të Vllaznisë është një nga figurat e njohura të sportit në vend. Ai është shpallur 18 herë kampion boksi i Shqipërisë. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste WSV.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: