HAS- Janë zbuluar identitetet e 3 prej 5 personave të arrestuar nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të rënda.

Mësohet se të arrestuarit janë Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V.B. e A.SH.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se i arrestuari Flamur Bisho Çela punon prej 26 vitesh si shofer tek  zjarrfikëset në Shkodër.

Fbd1e7b7 1306 4b0c Ae00 F24692b51ef8

Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

“BalkanWeb” mëson se operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb