TIRANË

Një takim me ‘legjendën’ e bardh e bluve, duke sjellë në vëmendje histori të kryeqytetit ka zhvilluar mesditën e sotme, deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho.

Braho ka ndarë në rrjetet sociale foto me ish futbollistin e kombëtares Kuq e Zi, ndërsa shfaqen të zhvillojnë një takim miqësor mes tyre.

Kujtojmë se deputetit Braho i është besuar një tjetër mandat deputeti nga PS, duke u kandiduar në qarkun e Tiranës. Braho është renditur i 28-ti në listë në qarkun e Tiranës, duke synuar kështu votat preferenciale të elektoratit.

  • foto galeri

Kujtojmë se Spartak Braho, është një prej socialistëve të vjetër, pjëse e historisë së saj, shumë pranë kryeministrit Edi Rama dhe asaj pjese besnike të elektoratit të majtë.

E ndërsa bëhet bashkë me një prej figurave më të vjetër të ekipit kryeqytetas, legjendën Agustin Kola, i cili ka shënjuar histori në futboll, biseda me tyre s’ka se si mos të jetë interesante.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb