Komisioni i Vlerësimit në PD përmbylli sot përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit, duke i dërguar kryesisë 326 emra.

‘Të liruar’ nga përgjegjësitë e punës voluminoze në përzgjedhjen e kandidatëve, anëtarët e komisionit vlerësuar janë fotografuar teksa konsumojnë kafe në një prej lokaleve në kryeqytet.

Politikanet Pd Foto Bashke

Kujtojmë se pjesë përbërese e komisionit të vlerësimit ishin Genc Ruli, ish-ministër i ekonomisë dhe bujqësisë, Bujar Nishani, ish-ministër i brendshëm dhe ish-president dhe aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar në PD, Besnik Mustafaj, ish-ministër i jashtëm, Mark Marku, ish-deputet dhe aktualisht shef departamentit të gazetarisë në UT, dhe Enriketa Papa, anëtare e Këshillit Kombëtar dhe pedagoge e historisë në Universitetin e Tiranës. Grupit i është bashkuar edhe sekretari organizativ në PD, Sahit Dollapi, edhe pse jo pjesë e komisionit vlerësues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: