TIRANË

Ndërsa në vend situata politike paraqitet e trazuar, një tjetër plagë shoqërore ka prekur shqiptarët dhe sidomos rininë.

Të rinjtë, duke mos gjetur hapësira në vendin e tyre ose për të ndërtuar një jetë më të mirë, largohen jashtë vendit. Një nga destinacionet e preferuara mbetet Gjermania. Siç mund të shihni në këto foto drithëruese, të rinjtë shqiptarë qëndrojnë në radhë para ambasadës gjermane për të ikur në Gjermani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prej disa vitesh tashmë, fenomeni i ikjes të të rinjve jashtë shtetit është kthyer në një problem serioz. Mungesa e perspektivës në Shqipëri, mospasja e kushteve dhe papunësia detyrojnë rininë që të ikë. Pamjet flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për shumë koment.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb