Qytetarët prej javësh tashmë janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, si pjesë e masave mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Pas shumë javësh të mbyllur, qeveria ka vendosur të lehtësojë masat, ndërsa edhe numri i njerëzve që dalin jashtë është më i madh. Në disa foto të dërguara nga LSA, shikohet sesi ka qenë sot Tirana.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sic mund të shihet, në Tiranë kanë dalë një fluks i konsiderueshëm njerëzit. Qytetarët kanë zgjedhur të qëndrojnë në parqe më së shumti. Ndërsa, fëmijët duken teksa luajnë në lulishte ose në parqe lojërash.

Ndërsa, sic mund të vërehet, shumë pak qytetarë mbajnë maska, për të qenë më të mbrojtur ndaj virusit. Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se duke nisur nga e hëna thuajse do të kemi hapje totale, ndërsa nuk do të funksionojë ende transporti publik, pasi konsiderohet i rrezikshëm për përhapjen e Covid-19. Ai lajmëroi se qytetarët duhet të kenë kujdes e të respektojnë distancën sociale.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb