DURRES – Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, një 34-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi lëvizte në qytet me armë zjarri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Alban Skonja 34 vjeç,  banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje me armë.

Në lagjen Nr.17, bazuar në informacionet e disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë tip TT; dhe 7 fishekë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”  parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb