BULQIZE

“BalkanWeb” nxjerr në dritë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në qendër të Bulqizës, ku një 21-vjeçar mbeti i vrarë me thikë. Gazetari Enver Doçi raporton se autori i dyshuar, Fatjon Keta, kishte qenë shok me viktimën, Arlind Pasha dhe se shoqëroheshin bashkë çdo ditë.

Autori, Fatjon Keta

Fatjon Keta
Fatjon Keta

Po ashtu bëhet e ditur se 22-vjeçari, njihej si njeri problematik në lagje, pasi ushtronte edhe dhunë të vazhdueshme ndaj familjarëve të tij, (Ditën e sotme ka dhunuar nënën dhe motrën). Këta të fundit kishin njoftuar shpesh herë policinë, ndërsa autori pas shoqërimeve lihej i lirë. Po ashtu ai dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se me vete mbante çdo ditë thikë.
Viktima, Arlind Pasha

Arlind Pasha
Arlind Pasha

Ngjarja

Pas një sherri për motive të dobëta, Fajton Keta, 22 vjeç, goditi me thikë shokun e tij, të cilin e kishte edhe në lagje, duke i shkaktuar atij vdekjen. 21-vjeçari Arlind Pasha humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, policia u vu në ndjekje të autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pas krimit dhe u arrestua pak ore me vone.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: