Bayern Mynchen arriti të kalonte në gjysmëfinale të “Champions League” falë fitores 1-2 në transfertën e Spanjës kundër Sevillia-s, pasi gjermanët mbrëmë nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0.

Megjithatë, duket se kualifikimi në 4 skuadra më të mira erdhi me një çmim … të paktën për Lewandowski-n.

Sulmuesi polak gjatë ndeshjes pasti një përplasje me futbollistin Gabriel Mercado, i cili e goditi në fytyrë lojtarin e Bayern-it. Gjithsesi gjyqtari i ndeshjes, skocezi Collum jo vetëm që nuk e ndëshkoi Mercado-n por as nuk akordoi faull.

Në lidhje me këtë vendim, Robert Lewandowski ka zgjedhur të bëjë sot ironi nëpërmjet rrjeteve sociale. Ai ka postuar një foto në ‘insta-story’ ku shfaqet me sy të nxirë dhe shkruan: “jofaull”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb