Mediat spanjolle i kanë kushtuar faqet e para dy personazheve, Robert Lewandowski dhe Eden Hazard. Nuk është më një sekret që sulmuesi polak po bën gjithçka për tu transferuar në “Camp Nou”.

Futbollisti i Bayern sipas “Mundo Deportivo” është takuar këtë ditë në Ibiza me Xavin, trajnerin e Barcelonës:

Mundo
Mundo

“I çmendur për të ardhur”, shkruan Mundo në faqen e parë duke zbuluar se Lewandowski i ka konfirmuar personalisht trajnerit Xavi dëshirën e tij për të veshur fanellën blaugrana.

Sport
Sport

E përditshmja tjetër pranë klubit blaugrana, Sport, shkruan se Barcelona do të kenë në dispozicion 267 milionë euro pasi ka shitur 10% të drejtave televizive. E përditshmja tjetër AS, i ka kushtuar faqen e parë Eden Hazard:

As
As

“Roli i ri për Hazard”, me Carlo Ancelottin që planifikon ta aktivizojë si një 9 fals për lënë ndonjë ndeshje pushim Karim Benzema. Fantazisti belg ka ri gjetur më në fund buzëqeshjen pasi një dëmtimi që kishte pësuar në kavilje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb