Liga e Kombeve mori sot formë me shortin e hedhur në Lozanë të Zvicrës ku 53 skuadra të kontinentit Europian mësuan kundërshtarët. Po sot është zbuluar edhe trofeu i cili do të ngrihet nga kombi fitues që do të shpallet në qershor të 2019.

Sipas personave kompetent të ligës kupa është frymëzuar nga logoja e kompeticionit nën siglën qeverisëse të futbollit europian.

“Gjëja e parë që donim ishte që njerëzit të mendonin pikërisht se çfarë përfaqësonte ky trofe, kulmin e një kombi dhe ngritjen e një flamuri. Kur shikojmë këtë trofe, neve na duket sikur shikojmë të gjithë flamujt e kontinentit, si fituesit e vërtetë të kësaj gare”, tha Helder Pombinho, drejtor krijues i agjencisë që mori përsipër të prodhonte trofeun.
2531137_w1
Kupa e Ligës së Kombeve peshon 7.5 kilogramë dhe është 71 cm e gjatë. Ajo do të njohë pronarin e parë në qershor të vitit 2019, kur të përfundojë dhe finalja e madhe e këtij turneu.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb