Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçarin Roland Kryemadhi, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi kërcënoi me armë policinë.

Kryemadhi nuk lejonte tre vajzat e tij të shkonin në shkollë, me argumentin se fëmijët e tij i shkollonte Allahu, ndërsa për arrestimin e tij u angazhuan edhe forcat RENEA, të cilat i rrethuan banesën.

Në fund të seancës gjyqësore, avokati i 37-vjeçarit tha se kërkon zbutjen të masës së sigurisë për klientin e tij, duke e cilësuar atë jo të rrezikshëm për shoqërinë.

Sipas tij, ngjarja është hiperbolizuar nga policia gjyqësore, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij nuk është gjetur asnjë armë. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala sjell në redaksinë e “BalkanWeb” foto të Kryemadhit brenda dyerve të seancës gjyqësore.

Roland Kryemadhi Kamez
Roland Kryemadhi Kamez

“Fillimisht është thënë që ky person kishte armë, kishte kërcënuar dhe terrorizuar qytetin. Por, pas kontrollit, atij nuk i është gjetur asnjë armë. Ndaj policia gjyqësore ka hiperbolizuar ngjarjen. Është e vërtetë që ky ka kundërshtuar në gjykatë, por në kushtet e një varfërie ekstreme. Gjykata kërkoi caktimin e masës “arrest me burg”, duke e akuzuar për kanosje, fyerje, apo mbajtje e armëve të ftohta. Atij i është gjetur një thikë, që është normale për çdo familje shqiptare. Ne kërkojmë një masë më të butë ndaj tij, një arrest shtëpie, apo detyrim paraqitje, pasi nuk është person me rrezik. Nuk kishte akuzë konkrete lidhur me shkollimin e fëmijëve”, tha avokati i Kryemadhit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb