Bashkëshortja e Alvaro Moratës, Alice Campbell ka mahnitur me fotot e fundit në Instagram.
Në janar ajo solli në jetë fëmijën e saj të 4-ët dhe askush se besonte që ajo ka një trup kaq perfekt pas lindjes. Alice dhe Alvaro u njohën përmes rrjeteve sociale dhe u martuan në vitin 2017. Në vitin 2018 lindën binjakët Alesandro dhe Leonardo. Në vitin 2020 ata patën edhe djalin e tyre të tretë Eduardo përpara se vajza të vinte në vitin 2023.

(BalkanWeb)