Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë lindur tre vajza duke sjellë gëzim në familjen e tyre. Lajmin për lindjen e trinjakeve e ka shpërndarë në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu e cila uron prindërit e foshnjave, për gëzimin e ardhjes së tyre në jetë.

“Tre engjëj të vegjël, Iliriana, Amaya dhe Cataleya, kanë ardhur në jetë, duke sjellë gëzim të pafund për prindërit dhe stafin mjekësor që ka ndjekur me përkushtim këtë lindje të veçantë.

Urime të përzemërta familjes së re dhe një jetë të gjatë, të lumtur e të bekuar për trinjaket e vogla”, shkruan ministrja Koçiu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albana Koçiu (@albanakociu)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb