Liverpool ka mbërritur dje në Romë në kuadër të gjysmëfinales së kthimit në “Champions League” me skuadrën verdhekuqe. Ashtu siç ishte raportuar më parë për këtë sfidë skuadra e Lazio-s i ka ofruar kushtet e nevojshme anglezëve për të mposhtur rivalët e qytetit.

Sot skuadra e trajnerit Klopp do të stërvitet në Formelo, në qendrën stërvitore të Lazios dhe ultrasit bardhekaltër e kanë pritur Liverpool-in me një parullë shumë miqësore.

“C’mon Reds”. Tifozët e Liverpool-it ndërkohë kanë pushtuar Romën. Koret e tyre dëgjohen kudo dhe kuptohet që kulmi do të arrijë në mbrëmje, në stadium.

lacio-1-768x433

Shpresat e lacialëve janë që të përjetojnë sërish mbrëmjen e 30 majit të vitit 1984, kur Liverpool-i fitoi finalen ndaj Romës pas ekzekutimit të 11-metërshave. Tifozët e Lazios besojnë se ndeshja e sotme do të jetë më e shpejtë dhe me më pak ankth.

Kujtojmë që ndeshja e parë gjysmëfinale në “Anfield” ka përfunduar 5-2 në favor të Liverpool.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb