Enxhi Bibës i pëlqen të luajë me ngjyrat në intervistat që bën moderatorja e “Sport News” në “News 24” me të ftuarit e saj. Ndonjëherë, pikërisht për këtë arsye vihet në qendër të vëmendjes nga tifozët e skuadrave të ndryshme se mund të jetë tifoze me një ekip, ose me një tjetër.

Në fakt bukuroshja e ekranit gjithnjë është treguar e kujdesshme që të jetë e balancuar, sidomos kur vjen puna tek derbi i madh Tirana-Partizani. Pak ditë më parë ajo intervistoi drejtorin sportiv të Tiranës, Tefik Osmanin, dhe mbante veshur një fanellë bardheblu.

Pjimage 531
Pjimage 531

Kaq mjaftoi që për 24 orë të “zienin” rrjetet sociale të tifozëve duke qenë të “bindur” se ishte tifoze e Tiranës. Në fakt, vetëm dy ditë më pas Enxhi, në intervistën me ish-lojtarin e shquar të Partizanit, Ledio Panon, ishte veshur me të kuqe.

247440908 575407923684918 6524530480685939369 N
247440908 575407923684918 6524530480685939369 N

As këtë herë nuk munguan komentet se gazetarja ishte tifoze e Partizanit, por në fakt është thjesht në stilin e saj që gjatë intervistave të “provokojë” me ngjyrën e veshjes. Asgjë më shumë. Duket si një strategji e goditur nga ana e gazetares, që përvec personazheve të shquar dhe intervistave vërtetë interesante, të tërheqë vëmendjen edhe me këto detaje!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb