Duket sikur jane në Hënë, por jo. Në Camargue, në jug të Francës në një gurore spektakolare kripe, Jacquemus ka organizoi prezantimin e veshjeve për meshkuj pranverë-verë 2023. Në një pasarelë natyrale me një impakt vizual shumë të fortë vijnë propozimet për veshjet e vitit të ardhshëm. Të pranishëm ishin shumë të ftuar, përfshirë edhe bukuroshen Georgina Rodriguez. Por ishte Tina Kunakey ajo që vodhi shfaqjen se bashku me Vincent Cassel.
Në event, modelja 25-vjeçare ka treguar look-un e saj totale të zi me një kontrast shumë të fortë me kripën e bardhë pas saj dhe një interpretim super seksi.

Zgjedhja e Tinës ishte tërësisht transparente. Modelja kishte veshur një fustan te zi plotësisht trasparent duke nxjerre në pah fortat e saj seksi dhe të pasmet. teksa rrotullohet me shpinë Tina tregon tangat e saj shumë të holla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tina Kunakey dhe Vincent Cassel mbërritën në event dorë për dore. Të dy, ata e kalojnë pjesën më të madhe të vitit në shtëpinë e tyre në
Brazil së bashku me vajzën e tyre Amazonie dhe ata kthehen shpesh herë në Evropë për angazhimet e punës
Intensiteti mes tyre është i dukshëm.

Ai i ledhaton të pasmet, ajo vendos kokën butësisht mbi supin e të shoqit. Ndryshe nga gruaja e tij shumë elegante, Vincent Cassel zgjodhi një look hiper casual, i përbërë nga xhinse të buta dhe një këmishë me ngjyrë të çelur me mëngët e përveshura. Dy veshje të kundërta në stil por që së bashku shkojnë përsosmërisht. Në fund të fundit, të kundërtat tërhiqen dhe, duke gjykuar nga fotot e mbushura me pasion, në këtë rast është më e vërtetë se kurrë.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb