Me flokë të gjatë biond, sy të kaltër, një trup të skalitur dhe një mbiemër të rëndësishëm, që me shumë mundësi i ka hapur dyert e modës. Përveç bukurisë Lottie Moss, 22 vjeç, motra e modeles së famshme Kate Moss, duket se ka një karakteristikë të përbashkët me motrën e saj, genin për të mos ju ndarë festave dhe lokaleve të natës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lottie ka kaluar lockdown në shqërinë e Kate, në Cotswolds, por sapo i është dhënë mundësia për të dalë i ka lejuar vetes një darkë londineze.
Gjatë daljes së fundit Lottie Moss nuk i ka shpëtuar dot paparacëve, që e kanë fotografuar me një veshje shumë të diskutueshme.

Nëse përsa i takon masave kundër Covid modelja ka respektuar rregullat, për veshjen ajo ka qenë shumë më e lirshme. Në fytyrë nuk mungonte maska, por Moss ka treguar poshte fustanit të saj, mbathjet prej tyli të zi. Veshja e saj e zezë dhe mëngë të gjata, por që kishte një të carë kilometrike, deri në kofsh i nxirrte zbuluar të brendshmet.

Lottie Moss është një vajzë e festave dhe ky incident nuk është i pari për të. Para disa javësh, teksa puthte në një klub nate një djale që sapo e kishte njohur, dikush i vodhi çantën e saj Louis Vuitton që vlente 2000 stërlina. Në brendësi të çantës ishte edhe pasaporta e saj. Lottie po përgatitej për tu transferuar në Los Angeles por tani i është dashur të shtyjë udhëtimin për në Amerikë, deri në rinovinim e dokumentave.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb