Dashuria për skuadrën e zemrës është e pakufi dhe ajo nuk kushtëzohet nga rezultatet, por kur bëhet fjalë për një ndeshje shumë të rëndësishme atëherë ndjenjat dhe emocionet janë të papërshkrueshme, aq sa mund të bëhen edhe disa sakrifica.

Më shumë se sakrificë kjo që kanë bërë tifozët e skuadrës Al Ahlymund të cilësohet si dashuri pa kushte. Mbështetësit e skuadrës egjiptiane janë mbledhur në qendrën stërvitore të klubit për ti dhënë zemër në ndeshjen e rëndësishme që luan pas 4 ditësh.
al ahly 2
Tifozët në një moment kanë lënë shkallët e qendrës stërvitore dhe kanë ‘zaptuar’ fushën e blertë për të takuar lojtarët. Al Ahly luan ndeshjen e kthimit me datë 4 për finalen e “Champion League” në Afrikë kundër Wydad Athletic Club nga Maroku.
al ahly 1
al ahly


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb