TIRANE

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka ndarë së fundmi setin e fundit fotografik të realizuar në një fushë tenisi. Luana ka zgjedhur që kësaj here të vijë më sportive, e veshur me një kostum ngjyrë fosforishente jeshile.

“Do ndonjë të luajë?”, ka shkruar moderatorja krah postimit të saj ku është shfaqur mjaft tërheqëse. Por ajo që ka rënë në sy në njërën prej fotove të moderatores është fotoshopi i përdorur. Luana e ka modifikuar aq shumë foton sa ka fshirë fare njërin krahë. Këtë e kanë vënë re edhe komentuesin ku nuk e kanë lënë pa ia përmendur moderatores.

Kujtojmë se Luana ka ndarë dhe disa foto nga studio muzikore, duke treguar për fansat se shumë shpejt do të sjellë edhe projekte muzikore pas një mungese disa mujore në ekran.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: