Dy vullnetarë amerikanë në forcat e armatosura të Ukrainës janë plagosur nga zjarri i artilerisë ruse pranë Orikhiv, në Ukrainën juglindore.

Manus Mçaffrey dhe Paul Grey janë të janë veteranë të ushtrisë amerikane.

Gazetari Nolan Peterson, i cili raporton nga vija e parë e frontit, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur detaje nga ngjarja.

“Ishte gati që tanku të zbriste në rrugë kur na goditi artileria. Një mur betoni më mbrojti por më pas ra mbi mua. Manus mori goditjen dhe copëzat më të forta. Ne ishim ngjitur me njëri-tjetrin gjatë gjithë dislokimit. Çdo minutë. Ai është një luftëtar kaq i madh”, raportohet të ketë thënë Grey.

Nga pamjet e shpërndara nga gazetari, shihet se Mçaffrey ka pësuar lëndime nga sulmi në fytyrë dhe kraharor, ndërsa Grey ka lënduar këmbën, nga një mur që është rrëzuar mbi të në momentin e sulmit.

Frxbffpx0aatgqx

Frxbfgsxmaaiqyo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb