Shqipëria dhe Kosova po luajnë një ndeshje miqësore pa praninë e tifozëve në Elbasan Arena. Kjo sfidë i paraprin përgatitjeve për sfidat deçizive të tyre në Ligën e Kombeve.

Pavarësisht se tifozët mungojnë, kjo nuk e ka penguar Presidentin Ilir Meta që të ndjekë sfidën nga tribuna VIP. Ai është shfaqur në praninë e Armando Dukës teksa shkruan se në këtë ndeshje do bëjë tifo për çdo gol, si të Shqipërisë dhe Kosovës.

Meta ka qenë mjaft aktiv në aktivitetet futbollistike të kohëve të fundit duke ndjekur nga afër ndeshjet e kombëtares apo të ekipeve shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb