Kryebashkiaku i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur vlerësimet më të larta për kryetarin e PD, Lulzim Basha pas takimit të tyre në Kosovë.

Bahtiri thotë se vitet e ardhshme do e presë Bashën si kryeministër të Shqipërisë pasi lideri demokrat është një njeri që ia vlen për t’i shërbyer shqiptarëve.

Më tej ai e konsideron Bashën mik të çmuar që e ka konsideruar Mitrovicën kryeqytet të kombit shqiptar dhe në fund të takimit e ka shpallur edhe qytetar nderi të Mitrovicës. Basha këtë vlerësim e ka marrë edhe më parë në vitin 2015.

 

STATUSI NGA AGIM BAHTIRI

Kisha kënaqësinë të pres në vizitë Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, z. Lulzim Basha, të cilin kësaj radhe e kam pritur si kryetar partie, ndërsa në vitet në vijim do t’a pres si kryeministër të Shqipërisë, për arsye se Shqipërisë dhe popullit shqiptar i duhet një njeri që ia vlen të jetë shërbëtor i shqiptarëve.

 

Miku im i çmuar z. Basha, është shprehur tejet mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që i’a organizuam, duke thënë se është kënaqësi që të jetë në Mitrovicë, në qytetin ku është shpallur edhe qytetar nderi, dhe të cilën e quajti kryeqytet të kombit.

 

Së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka e shoqëruam kryetarin e PD-së, z. Basha me bashkëpunëtorët e tij për të bërë homazhe në Kullën e heroit Isa Boletini në fshatin Boletin dhe më pastaj vazhduam për nderime dhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

 

AB

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb