Me një lëkurë fytyre si porcelan, buzë të fryra, sy të akullt dhe një veshje që të befason, edhe pse ajo është 63 vjeç kur vjen puna për trasgresion Madonna nuk do t’ia dijë fare.

Ka qenë pikërisht ajo që ka hapur MTV Video Music Awards dhe nuk është një rastësi, pasi në 2021 kanali televiziv feston 40 vjetorin e krijimit. Kush më mirë se Ciccone mund ta përfaqësonte këtë event. Në Barclays Center të Brooklyn, ylli ka performuar hitin e saj të 1990, Vogue, duke bërë në skenë një show që çmendi të gjithë stadiumin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si një kameleon sa në muzikë dhe në look, Madonna ka bërë histori me veshjen dhe pikërisht me rastin e VMA’s 2021, ka ri sjellë një detaj ikonik të karrierës së saj. Kush mund ta harronte veshjen e saj prej nuseje-punk në ‘Like e Virgin’? Në aftër party e organizuar ekskluzivisht në club 1 Oak të New York, artistja është prezantuar me një vello nuseje dhe me një korse të zezë, duke i kthyer fansat e saj pikërisht në 1984.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: