Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka shfrytëzuar një konferencë në Tiranë për të takuar “shoqërinë” e saj të vjetër.

Paparaci ka fiksuar Bregun teksa konsumon një kafe me Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në një nga lokalet e “Air Albania”.

Bregu ndodhej javën e kaluar në Tiranë ku në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të bashkëpunimit Rajonal mbajti një fjalim në konferencën Ndërministrore për Zhvillimin e Turizmit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga RCC.

Bregu dhe Tabaku kanë punuar për disa vite bashkë në ministrinë e Integrimit në pozicionin e ministres dhe zv.ministres.

Në vitin 2011 Tabaku u largua nga ministria për të shkuar si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe prë tu takuar sërish me Bregun në vitin 2013 ku së bashku ishin deputete të PD-së në kryeqytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb