TIRANË

Ndonëse ishte ora 22:00 e mbrëmjes rruga ishte plot me kalimtarë dhe makina që lëviznin. Nuk mungonte as drita por kjo nuk i ka penguar autorët e vrasjes së Hekuran Billës të çonin deri në fund krimin.

Në pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat të kamerave të sigurisë, shihet që makina e 40-vjeçarit është pranë trotuarit kur makina e autorëve zhvendoset paralel me të dhe qëllon nga e djathta ku ishte ulur dhe Hekuran Billa, pasi “BMW X6” që drejtonte ishte me timon anglez.

Makina nuk ka ndaluar por ka qëlluar në lëvizje dhe është larguar menjëherë me shpejtësi, ndërsa për shkak të të shtënave në vend ka pasur kaos e përplasje makinash, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për më tepër shihni pamjet se si u ekzekutua Hekuran Billa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb