TIRANË

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur pak çaste më parë afër mbikalimit të Kamzës në Tiranë. Nga të dhënat e para thuhet se katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Një prej këtyre makinave ka përfunduar poshtë një kamion teksa është ndarë në dysh si rezultat i përplasjes.

Fatmirësisht drejtuesi i saj ka shpëtuar vetëm me lëndime trupore. Priten të jepen detaje të plota nga policia për këtë ngjarje. Ende nuk dihen shkaqet se si makina përfundoi poshtë kamionit te “Casa Italia”. Fotot e aksidenti  në Tiranë janë shkrepur nga LSA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: